Gazeta Si – Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në fshatin Bubullimë të Lushnjës.
Mësohet se K.K., ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij 75-vjeçare në momentin që ka rënë zjarri, e cila ka arritur të dalë jashtë dhe t’i shpëtojë flakëve.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru e lënë ndezur gjatë natës. Dyshohet se viktima është zënë poshtë nga trau i tavanit i cili ka rënë gjatë djegies.
Shefi i Zjarrfikësve Lushnjë, shprehet se kur kanë mbërritur, e gjithë ndërtesa ishte në flakë dhe çatia kishte rënë.
Çifti i të moshuarve jetonte vetëm pasi nuk kishin fëmijë. Gjendja e tyre ekonomike ishte e rënduar dhe banesa ku jetonin ishte me baltë e kallama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.