Banda frymore e Bashkisë së Tiranës ka përshëndetur sot qytetarët me një parakalim rrugëve të kryeqytetit, me rastin e fillimit të vitit 2022. Pjesët e luajtura me mjeshtëri nga kjo bandë kanë tërhequr ata pak qytetarë që gjendeshin gjatë paradites në rrugët ende të pambushura të Tiranës. Video është shpërndarë nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.