Konsumi i reduktuar i energjisë në tetor, si dhe reshjet që priten në fillim të nëntorit, janë dy sinjale pozitive që mund të çojnë Qeverinë të mos e aplikojë as në nëntor fashën 800 KW në faturat e energjisë elektrike. Deklarata u bë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila pohoi ende po mblidhen të dhënat për të marrë një vendim të tillë.
“ERE miraton çmimin dhe aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne jemi duke pritur të gjitha të dhënat sa i përket konsumit, i cili është ulur. Shqiptarët janë sensibilizuar dhe kanë konsumuar 5% më pak se vitin e kaluar. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në kaskadën e Drinit çka do të sillte që qeveria të mos aplikonte as në nëntor fashën 800. Ne do ta analizojmë bazuar në konsumin e përgjithshëm, fuqinë prodhuese të kaskadës së Drinit dhe në çmimet e tregut të importit që nuk janë në kontrollin e qeverisë, por ndikohen nga situata gjeopolitike që kemi”, tha Balluku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.