Vende dhe Udhetime

Ballkani, parajsa më e madhe e kumbullave në botë

Në shumë qytete në mbarë botën, ushqimi organik është një luks i klasave të larta dhe gjendet vetëm në dyqanet elitare, me dyfishin e çmimit në krahasim me ushqimet e modifikuara gjenetikisht. Por në Ballkan, prodhimi vendas është krenaria dhe veçantia më e madhe e rajonit.

Ballkani përflitet vazhdimsisht se ka mbetur në stanacion. Në përgjithësi gjërat kanë ndryshuar, por traditat bujqësore në rajon kanë mbetur kryesisht të pandryshuara. Shumica e ushqimeve janë të prodhuara nga banorët duke nisur nga pulat e fshtatit, deri tek viçat e rritura nga fermerët.

Ndër bimët më të bollshme të Ballkanit janë kumbullat. Vera është sezoni i kumbullës dhe gjatë  muajve të nxehtë ato mund të shihen kudo, të grumbulluara në tregjet e hapura, në pemët frutore përgjatë rrugëve të vendit, madje edhe në parqet e qytetit të Sarajevës.

Kur degët e një pemë kumbulle kalojnë në oborrin e fqinjëve, banorët janë të detyruar t’u falin disa shporta me kumbulla në shenjë mirënjohjeje.

Vendi më i mirë për të blerë fruta dhe perime në Sarajevë është tregu Grbavic, por është gjithashtu vendi më i mirë për të parë nga afër oborret e mbushura me pemë kumbullash.

Pas valimit të kumbullave, zonjat ballkanase u hedhin sheqer dhe i ziejnë për pothuajse gjithë ditën, pasi reçeli duhet të zgjasë deri në sezonin e ardhshëm të kumbullës. Madje shumica prej tyre përgatisin edhe byrekë tradicionalë me kumbulla, receta e të cilit mbahet sekret nga të huajit.

Një nga traditat më të vjetra të Ballkanit është reçeli i kumbullës, përgatija e të cilit merr më shumë se një ditë dhe kërkon pjesëmarrjen e gjithë familjes.

Në fshatrat shqiptarë, boshnjake dhe serbë, është e zakonshme që shtëpitë të kenë pemishte të vogla kumbulle, ose të paktën disa pemë të egra kumbulle që rriten pranë themeleve të shtëpisë.

Një pjesë e mirë e kumbullave përdoren për të bërë raki. Kjo pije e distiluar që gjendet në cdo shtëpi ballkanase, me shumë varietete të ndryshme si mollë, dardhë, qershi, arrë, apo mjaltë. kombëtare.

Në Kroaci dhe Mal të Zi dhe Shqipëri, rakia bëhet kryesisht me rrush, por në Serbi bëhet vetëm me kumbulla, sepse kjo e fundit konsiderohet si frut kombëtar.

Nëse po udhëtoni në Ballkan, të shmangi rakinë është po aq e vështirë sa të shmangni turistët që bëjnë joga në Bali.

Gjithkush ka një baba apo gjysh që di të bëjë raki dhe ashtu, si salcë bolonjeze e zonjave italiane, është gjithmonë më e mira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë