Moti

Ballkani i përfshirë nga ciklonet. Sot shi dhe dëborë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra ciklonike e pozicionuar në gadishullin Apenin  duke kushtëzuar mot me rreshje shiu , rreshje bore dhe stuhi në vendin tonë.

E Shtunë, 11 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura reshje shiu intesive dhe reshje bore në lartësi 400 metra do të ketë reshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       -1/5°C
Zona e ulët          5/12°C
Zona bregdetare  7/13°C

Kosova, e Shtunë, dt 11 Dhjetor 2021

Moti do të jetë i vranët me reshje shiu dhe bore . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 1°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 4°C .

E Diel, 12 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore.  Era do të jetë e vrullshme me drejtim Veri me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       -3/3C
Zona e ulët          3/11°C
Zona bregdetare  7/11°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë