Ngjarje

Ballanca: Nuk ka pasur tentativë për të fshehur ngjarjen e Lear Kurtit

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë tentativë nga Policia e Shtetit për të fshehur detaje nga ngjarja e ndodhur me të ndjerin Lear Kurti.

Ballanca, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në McnTv tha se nuk është dokumentuar hyrja e Kurtit në komisariat dhe gjithashtu nuk është dokumentuar as arsyeja e ndalimit të tij.

Ajo shtoi se nga regjistrat e vitit 2022, nuk rezulton se Kurti të ketë qenë kontigjent i policisë si shpërndarës apo konsumator i lëndëve narkotike, por ishte shoqëruar një herë për verifikim dhe një herë tjetër, sepse kishte qenë në makinën e një personi që nuk posedonte patentë. 

"Nga verifikimi, ka rezultuar dy fakte, fakti i parë është se ky individ nuk është banor i rajonit të komisariatit numër 3. Ai banon në komisariatin 2. Nëse do të kishte indicie për vepër penale, kompetent do të ishte rajoni numër 2.

Në rajonin 2 verifikuam regjistrat dhe rezulton se gjatë këtij viti, ai është shoqëruar në rajon dy herë, për shkaqe banale dhe që nuk kanë lidhje me konsumin apo shpërndarjen e lëndëve narkotike. Një herë është shoqëruar për shkak se ka patur probleme me identifikimin e tij, ka dhënë informacione kontradiktore. E kanë mbajtur tetë orë dhe e kanë lëshuar pa akuza dhe pa asnjë lloj problematike.

Herën e dytë është shoqëruar po në muajin tetor, për një shkak që është edhe më i palidhur me konsumin e drogës. Është shoqëruar sepse ka qenë në mjet me nje person që nuk ka patur patent. Kemi identifikuar regjistrat për këtë vit", deklaroi Ballanca. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë