Rend dhe Ligj

Balla në Elbasan: Do të zbres në çdo zyrë e komisariat

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Elbasanit kërkoi angazhim maksimal në luftën kundër krimit.

"Jam këtu për t’ju udhëhequr, duke ju dëgjuar, duke ju mbështetur dhe do të zbres vetë të kërkoj përgjegjësinë në çdo zyrë e Komisariat. Kërkoj nga ju angazhim si asnjëherë më parë në Elbasan në luftën kundër krimit. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore me të 'fortët' e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i Policisë kundër tyre, është kundërvënie ndaj shtetit", tha Balla.

Sipas tij, çdo drejtues apo punonjës që tradhton Policinë në misionin  e saj, nuk do të ketë vend në punë.

"Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka në Policinë e Shtetit", tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë