Ngjarje

Balena e hidhëruar, nuk ndahet dot nga foshnja e vdekur

Një foshnje balenë vdiq pak pas lindjes. Nëna e saj e pikëlluar e ka mbajtur trupin e foshnjës së saj për ditë të tëra.

Për rreth 17 muaj, ajo priti me durim. Ashtu si shumë nëna shtatzëna, ajo mezi priste ditën kur do të nxirrte fëmijën e saj në botë.

Dhe më në fund kjo ndodhi. Balena “J35” anëtare e një popullate të rrezikuar të balenave vrasëse me origjinë jugore, lindi pranë Victoria, B.C.  Ishte foshnje femër. Ajo ishte foshnja e  parë që do të lindte e gjallë në tre vjet jashtë brigjeve të shtetit të Uashingtonit. Në atë moment, i rrethuar nga familja dhe duke notuar me nënën e saj, gjithçka ishte e përsosur.

Më pas foshnja ndali së lëvizuri, dhe J35 përjetoi horrorin më të keq që mund të përjetojë një nënë. Ajo e pa fëmijën e saj të vdiste një orë pasi e solli në jetë.

Por J35 nuk ishte gati për ti dhënë lamtumirën.

Për orë të tëra, ajo u hidhërua, duke mbajtur bebin e vdekur në kokën e saj ndërsa pluskonte në ujë-tha, Ken Balcomb, themelues dhe hetues kryesor i Qendrës për Kërkimet në lidhje me Balenat në San Juan Island. Orët u shndërruan në ditë, dhe disa ditë më vonë ajo ishte ende duke e shtyrë fëmijën e saj në sipërfaqen e ujit.

"Kjo nuk është e pashembullt, por është më e gjata që kam dëshmuar personalisht", tha Balcomb.

Gjatë tre ditëve të fundit, J35 ka vazhduar të ndjekë rrugën e saj, duke udhëtuar deri në Vancouver, B.C., përpara se të kthehej në San Juan Island disa ditë më vonë, tha Balcomb. Çdo ditë, ajo mesatarisht bënte diku midis 60 dhe 70 milje, ndërsa mundohej për të mbajtur trupin e foshnjës së saj prej 400 paund në det.

Ajo çfarë J35 bën nuk është e lehtë, është shprehur, Deborah Giles, një biologe e balenave pranë Universitetit të Uashingtonit, Qendra për Biologjinë e Konservimit.

"Nëse je një balenë ose një delfin, kjo do të thotë që duhet të shkosh e të marrësh atë foshnje ndërsa mbytet, ta ngresh në sipërfaqe, të mbash frymën sa më shumë të jetë  e mundur, dhe në thelb ta sjellësh atë në sipërfaqe, të mbash frymën për aq kohë sa të mundesh dhe pastaj praktikisht të heqësh fëmijën nga koka jote për aq pak sa të marrësh pak frymë ", tha Giles, e cila vëzhgoi J35 nga një anije kërkimore.

J35 u përpoq ta bënte këtë në mënyrë të përsëritur, duke luftuar një rrymë të fortë, tha Giles duke shtuar se ka të ngjarë që balena nënë nuk kishte ngrënë për ditë të tëra.

Përkushtimi i nënës është një testament i lidhjeve të forta që kafshët shoqërore, si balena, formojnë me pasardhësit e tyre.

"Është e vërtetë dhe primordiale," tha Giles. "Është e qartë se çfarë po ndodh. Ju nuk mund ta interpretoni atë në ndonjë mënyrë tjetër. Kjo është një kafshë që po hidhërohet për fëmijën e saj të vdekur, dhe ajo nuk dëshiron ta lërë të shkojë. Ajo nuk është gati. "

Reagimi është i njëjtë me atë të shumë njerëzve të cilët humbin fëmijët e tyre, tha Giles.

"Kjo është pjesë e asaj që njerëzit po kuptojnë nga sjellja e balenës mëmë; 'Oh Perëndia ime, do të ndihesha po njësoj,'" tha ajo. "'Po të kisha një fëmijë që mori vetëm disa herë frymë, nuk do të doja ta lija.'"

Kjo lloj sjelljeje e pikëlluar nuk është unike për balenat vrasëse dhe shfaqet tek gjitarët detarë, duke përfshirë delfinët, sipas një studimi të vitit 2016 të publikuar në Journal of Mammalogy. Në tokë, shimpanzetë ndihen keq në këtë mënyrë e gjithashtu përpiqen të mbajnë rreth vetes foshnjat e tyre të vdekura.

Përveçse vdekja e foshnjës së balenës është një tragjedi për nënën e saj, ajo gjithashtu ka lënë studiuesit "të shkatërruar", tha Balcomb.

Popullsia e balenave në jug është duke u përballur me një "kërcënim të menjëhershëm të zhdukjes", sipas një deklarate nga Qendra për Kërkimet e Whale, e cila ka studiuar popullatën për më shumë se 40 vjet. Aktualisht, klani ka 75 balena, nga 98 në 1995, dhe shumë nga femrat e saj së shpejti do të jenë shumë të vjetra për riprodhimin, tha Balcomb. Balenat kanë një periudhë shtatëzanie prej 15 deri 18 muajsh, që nënkupton që nënat mund të lindin vetëm çdo tre deri në pesë vjet.

Kjo mund të jetë brezi i fundit që ne mund të shohim nga balenat," tha Balcomb. "Jeta e tyre riprodhuese është rreth 25 vjet. Ne kemi humbur 20 prej atyre gjatë viteve duke pasur takime dhe konferenca telefonike dhe duke shkruar raporte dhe duke shtrënguar duart tona ".

Shkalla e riprodhimit për këtë popullsi ka qenë e mjerueshme. Gjatë dy dekadave të fundit, rreth 75 për qind e të sapolindurve nuk kanë mbijetuar, thonë studiuesit. Që nga viti 2015, asnjë shtatzëni nuk ka prodhuar pasardhës të qëndrueshëm.

"Për të humbur një foshnje balene tani, që mund t'i shtohej popullsisë, është shkatërruese", tha Giles. "Kjo është pikërisht e kundërta e asaj që duhet të ndodhë."

Balenat përballen me tre kërcënime të mëdha për mbijetesë: toksinat, trafikun e anijeve dhe mungesa e ushqimit, veçanërisht salmoni Chinook, sipas Qendrës për Hulumtimin e Balenave.

Ka dëshmi se mungesa e ushqimit ka ndikuar në suksesin riprodhues të klanit, tha Balcomb. Studiuesit nuk kanë përcaktuar se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e fëmijës së J35, por Balcomb beson se "kequshqyerja e nënës ka më shumë gjasa". Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë