Shendet

Bakteret e zorrëve ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative

Studiuesit kanë identifikuar llojet e baktereve të zorrëve që duket se luajnë një rol në zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative të tilla si Alzheimer, Parkinson dhe sëmundja e neuroneve motorike.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar një lidhje midis problemeve të ndryshme dhe ndryshimeve në mikrobiomën e zorrëve, por midis mijëra llojeve që jetojnë atje, nuk ishte e lehtë të identifikoheshin se cilat kanë një efekt. Tani, një ekip në Universitetin e Florida, Amerikë, jo vetëm që kanë identifikuar bakteret e dëmshme, por gjithashtu kanë treguar se lloje të tjera të baktereve mund të prodhojnë përbërje që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

“Në këtë studim, ne ishim në gjendje të tregonim se lloje specifike të baktereve luajnë një rol në zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme si Parkinson, Alzhaimer etj ”, tha Daniel Czyz, profesor asistent në Universitetin e Florida.

"Ne gjithashtu treguam se disa baktere të tjera prodhojnë përbërje që ‘kundërshtojnë’ këto baktere" të këqija ". Studimet e fundit kanë treguar që pacientët me Parkinson dhe Alzheimer kanë mungesë të këtyre baktereve ‘të mira’, kështu që gjetjet tona mund të ndihmojnë në shpjegimin e kësaj lidhjeje dhe të hapin një zonë të studimit në të ardhmen”, tha ai.

Çrregullimet neurodegjenerative vijnë nga grumbullimi i proteinave në indet e trupit. Këto akumulime të proteinave mund të ndërhyjnë në funksionimin e qelizave.

Ekipi studioi lidhjen midis baktereve të zorrëve dhe sëmundjes neurodegjenerative në një krimb të quajtur C. elegans. Kur ata u infektuan me bakteret e dëmshme, proteinat filluan të mblidheshin në indet e tyre.

"Ne kemi një mënyrë për të shënuar agregatet në mënyrë që ato të shkëlqejnë jeshile nën mikroskop dhe pamë që krimbat e kolonizuar nga lloje të caktuara të baktereve ishin mbushur me agregate që ishin toksike për indet, ndërsa ato të kolonizuara nga bakteret nuk ishin", tha Czyz.

Krimbat gjithashtu humbën lëvizjen. Një krimb i shëndetshëm lëviz rreth e rrotull duke u përplasur por krimbat me baktere të këqija nuk mund ta bënin këtë për shkak të shfaqjes së agregateve toksike të proteinave".

Ekipi shpreson të kryejë eksperimente të mëtejshme në organizma të tjera dhe më pas përfundimisht në njerëz.

Burimi: Science Focus. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë