Nga Gazeta ‘Si’- Babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, është i sëmurë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë ish-Presidentit, i cili ndodhet në paraburgim, i është refuzuar kërkesa për ta vizituar të atin në Prishtinë.
Ka qenë avokati i Thaçit, Luka Misetiç, ai i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.
My client Hashim Thaci's father is quite ill and back in hospital. We had requested that Hashim Thaci be granted a short, supervised release to visit him on compassionate grounds. The Specialist Prosecutor's Office opposed, and the judges denied the visit. https://t.co/9j7IbNOPR7
— Luka Misetic (@MiseticLaw) February 6, 2025
Misetiç tha se mbrojtja e Thaçit ka paraqitur kërkesë për një vizitë të shkurtër, por shtoi se ajo u është mohuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
“Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i mundësohej lirimi i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.