Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Korçë ditën e sotme. Një 21-vjeçare ka kallëzuar kirurgun N. N., se e ka ngacmuar seksualisht.
Në dëshminë e saj, 21-vjeçarja ka deklaruar se gjatë qëndrimit në spital, kirurgu që kujdesej për të e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme në pjesë intime, duke pretenduar se po kryente kontroll mjekësor.
Lidhur me rastin ka folur edhe babai i 21-vjeçares, i cili mbështet deklaratën e vajzës, duke thënë se doktori ka tentuar edhe ta puthë vajzën.
“E solla vajzën dhe doktori i tha se ishte për operacion. Të nesërmen në mëngjes u bë operimi dhe në orën 15:00 e kaluan në dhomë. Na u komunikua se vajza kishte infeksion dhe duhej mjekuar. Doktori u shpreh se kishte kremra për këtë gjë dhe do ta mjekonte. I thashë “okej”. Ai e përdorte gjithmonë atë krem. Gjatë kohës që mamaja ishte aty, ai e merrte vajzën në dhomë dhe e mjekonte, ndërsa mamasë i thoshte: “Kthehu mbrapa”, ka deklaruar babai i vajzës, duke shtuar se në asnjë moment nuk i ka shkuar mendja për keq, “sepse ishte në moshë të madhe dhe thamë “doktor është”.
Kaluan 4 ditë dhe vajza tha se atë krem mund ta vendoste edhe vetë. Dje, sipas babait, shkoi doktori dhe bëri veprime të papërshtatshme, duke tentuar edhe ta puthte aty.
“Në atë moment vajza shpërtheu dhe nuk duroi më. E pyeta pse nuk më kishte treguar më parë dhe ajo tha se nuk donte të bënte sherr, por i ishte sosur durimi”.
I ati i vajzës thotë se do drejtësi për të dhe nëse nuk gjendet drejtësia, “do ta gjej vetë. Nuk e fal”.
Sipas burimeve për mediat, mjeku është arrestuar si dhe është pezulluar nga puna deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje