Ka ndodhur

Babai dhunonte vajzën, policia i gjen në shtëpi armë dhe drogë

Gazeta Si - Një 41-vjeçar është arrestuar në Kukës pas denoncimit të vajzës së tij për dhunë në familje.

Policia thotë se në pranga është vënë M.B., 36 vjeç, banues në fshatin Lojme.

E mitura ka kallëzuar babain për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj në mënyrë të përsëritur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë