Ngjarje

Avionët bombardues amerikanë do të demonstrojnë të hënën forcën mbi Tiranë

Dy bombardues amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi territoret e anëtarëve të NATO-s në Europën Juglindore, njoftuan autoritete amerikane.

Dy “fortesa fluturuese” amerikane, të vendosura aktualisht në bazën e Forcave Ajrore Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, do të kryejnë fluturime të ulëta mbi Europën Juglindore të hënën.

Qëllimi i këtij operacioni është të tregojë përkushtimin amerikan për sigurinë e aleatëve të NATO-s të vendosur në juglindje të Evropës, thuhet në deklaratë.

Bombarduesit do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë në Shkup, sheshin Skënderbej në Tiranë (në orën 2:50- 3:00 p.m.), mbi bregdetin e Malit të Zi dhe mbi kalanë Lovrijenac në Dubrovnik.

Avionët bombardues amerikanë do të demonstrojnë të

Bombarduesit B-52 kanë qenë shtylla kurrizore e Forcave Ajrore të SHBA për më shumë se 60 vjet.

Ata janë 48.5 metra të gjatë, kanë një hapje krahësh 56.4 metra, peshojnë rreth 83 tonë dhe kushtojnë rreth 84 milionë dollarë. Ata mund të fluturojnë në një lartësi deri në 15,000 metra, dhe ekuipazhi i tyre përbëhet nga pesë persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë