Ngjarje

Autoriteti i Aviacionit Civil: Anulime fluturimesh në Europë më 12-23 qershor prej stërvitjes së NATO-s

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi sot se në periudhën 12-23 qershor, mund të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh.

Në njoftimin e publikuar në FB, Aviacioni Civil sqaron se "nga data 12 - 23 qershor 2023, do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” - stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s, duke përfshirë 25 shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë. Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA) po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti," thuhet në përfundim të njoftimit.

Stërvitja ushtarake shumëkombëshe "Defender Europe / 2023” ka rëndësi strategjike për sigurinë rajonale. Qëllimi i saj është të testojë aftësitë dhe kapacitetet e NATO-s për të mbajtur një qëndrim frenues ndaj ꞔdo agresori në Evropë, të demostrojë aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa ushtarake dhe armatim luftarak në territorin europian si edhe ushtruar aftësitë dhe potencialet e vendit mikpritës në një mjedis operacional kompleks, që shtrihet në disa vende të Europës.” Në stërvitjen ushtarake "Defender Europe /202 marrin pjesë 17 mijë trupa shumëkombëshe, ndër të cilat 800 trupa janë nga Shqipëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë