Ka ndodhur

Autobusi dykatësh me turistë përplaset me pemën në Vlorë

Gazeta Si - Një autobus dykatësh me turistë, të cilët po kalonte në zonën e Ujit të Ftohtë në  Vlorë, është aksidentuar.

Mjeti ka goditur një degë të trashë peme në lartësi dhe shoferi duket se nuk ka parë atë, duke shkaktuar përplasjen.

Policia ka rrethuar zonën me shirit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar vetëm se autobusi ka pësuar dëme.

Pritet ndërhyrja e një vinçi që të zhvendosë mjetin, i cili ka bllokuar qarkullimin e makinave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë