Shendet

Autizmi mund të diagnostikohet që në lindje, përmes një testi dëgjimi

Aktualisht, fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit (ASD) zakonisht diagnostikohen diku aty rreth moshës katërvjeçare, duke përdorur teste që kryesisht mbështeten tek e folura e tyre.

Por tani, hulumtuesit nga Kolegji Lake Erie të Mjekësisë Osteopatike në Pensilvani sugjerojnë se çelësi i diagnozës së hershme mund të qëndrojë në zbulimin e çështjeve të dëgjimit.

Kështu që ata sugjerojnë përdorimin e testimit stapedial reflex, i njohur gjithashtu si testimi akustik reflex, i cili mat ndryshimet e presionit në veshin e mesëm si përgjigje ndaj tingujve. Dhe kjo mund të jetë zgjidhja! Testi joinvaziv vlerëson ndjeshmërinë dhe kohën e reagimit të një personi për një gamë të gjerë frekuencash.

“Shpesh njerëzit me autizëm vuajnë nga mbindjeshmëria, që do të thotë edhe tingujt relativisht të qetë mund të ndjehen si një zhurmë e madhe”, thotë Randy Kulesza, profesoreshë e anatomisë në Lake Erie College të Mjekësisë Osteopatike.

Në sajë të këtij testi, prindërit dhe mjekët mund të punojnë për ta diagnostikuar në kohë autizmin tek fëmijët. Aktualisht, foshnjat e sapolindura kryejnë testimin e dëgjimit. Megjithatë, Kulesza thotë se ato teste thjesht vlerësojnë nëse fëmija mund të dëgjojë apo jo, ky test nuk diagnostikon sëmundjen e autizmit. “Sidomos në fillim të jetës, truri është shumë plastik, që do të thotë se ndërhyrjet e hershme mund të trajtojë në kohë defiçitet e mbetura”, shpjegon Kulesza.

"Personi nuk mund të jetë në mënyrë të përkryer neuro-tipike, por ndërhyrje të tilla mund të përmirësojnë funksionin “, shton ajo.

Studiuesit gjithashtu theksojnë se dëgjimi është kritik për zhvillimin e gjuhës së folur, gjë që mund të ndikojë gjithashtu në zhvillimin shoqëror-emocional, gjë që mund të ballafaqohet me shumë fëmijë me autizëm.

Si rezultat ata thonë se optimizimi i funksionit auditory mund të përmirësojë thellësisht cilësinë e jetës së një personi. /Independent


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë