Shendet

Autizmi dhe miti për vaksinën e fruthit

Që prej vitit 1970, prilli është cilësuar si Muaji Kombëtar i Ndërgjegjësimit mbi Autizmin. Gjendja e autizmit është një aftësi ndryshe e zhvillimit që njihet brenda tre viteve të para të jetës. Përgjithësisht çrregullimet që përcaktojnë këtë gjendje, paraqiten tek 0.5 përqind e fëmijëve, prej të cilëve shumica janë meshkuj. Në një intervistë për Gazetën “Si” psikologjia Kostanca Deci tregon gjendjen fëmijëve autik dhe një sërë problematikash që hasin ata. Deci, shpjegon një sërë problematikash, si rritja e numrit të fëmijëve autik, si duhet të sillemi me ta dhe a mund të kenë edhe ata një jetë normale si të tjerët?
“Ndërkohë që vitet e kaluara, ky term pothuajse nuk njihej nga njerëzit, sot çdo herë e më shumë e dëgjojmë termin “fëmijë autik”. Tashmë rastet janë shtuar shumë dhe duhet më shumë punë për kujdesin e tyre” shprehet Psikologja

Psikologja Kostanca Deci

1-Çfarë e përcakton gjendjen e autizmit?
Autizmi është një çrregullim neurologjik i zhvillimit kompleks, që nis përpara moshës 3 vjeçare dhe më pas zgjat gjatë gjithë jetës. Është pjesë e çrregullimeve të spektrit autik, duke shkaktuar dëmtimin e komunikimit verbal dhe dëmtimin e aftësive për integrimin në shoqëri.
2- A është shtuar numri i fëmijëve autik?
Në fakt përgjigja e saktë e pyetjes se nëse janë shtuar këto raste dhe janë në masë, është pak e vështirët të jepet, pasi nuk ka statistika të sakta, por shohim se 10 vitet e fundit në vendin tonë, numri i fëmijëve autik është në rritje. Nga vëzhgimet në qendrat që merren me këta fëmijë, në vendin tonë ka rezultuar se 1 në 100 fëmijë është i prekur nga autizmi. Në fakt duhet që të kryhet një proces, që do të tregojë shifrat e sakta për fëmijët me këtë gjendje, për t’u thelluar dhe përkujdesja ndaj tyre.
3-Cilët janë disa nga shkaqet që mund ta shkaktojnë autizmin dhe cilët fëmijët janë më të predispozuar për t'u prekur?
Nuk ka shkaqe të caktuara që sjellin sëmundjen e autizmit. Ne këtë rast flasim gjithmonë për predispozita, si për shembull mund të jetë mosha e madhe e njërit prind (50-60 vjeç), fëmijët që vijë mbas një fëmije autik, domethënë e kanë këtë gjendje të trashëguar, përdorimi i drogërave të ndryshme ose alkolit nga prindërit. Gjithashtu, edhe infeksionet që mund të marrë nëna gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë autizëm. Evidencat kanë treguar se autizmi është i përhapur tek çdo grup shoqëror.

4- Si dallohet një fëmijë që është autik?
Mund të duket se është një çështje e largët nga secili prej nesh, por për sa kohë është fjala për aspekte të zhvillimit dhe mirërritjes së fëmijëve atëherë të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm,e të drejtojmë vëmendjen te ky problem. Gjendja e autizmit nuk shoqërohet me deformime apo altruacione fizike, që do të thotë se evidentimi i sëmundje mund të jetë shumë vonë. Meqenëse elementet e autizmit janë të vështira të dallohen është e rëndësishme që prindërit të jenë të kujdesshëm në hapat e para të fëmijëve. Për shembull fëmijët autik e kanë të vështirë të shprehin mendimet e tyre, nuk dinë si të ndërveprojnë me të tjerët, ripërsërit fjalët, nuk kupton se çfarë dëshiron, ka një sërë sjelljesh që të bëjnë ta kuptosh një fëmijë autik. Siç e thamë edhe më sipër çrregullimet e spektrit autik zakonisht diagnostikohen në moshat 2,3,5 vjeçare, por ndërkohë kërkime të shumta të shkencës, kanë rezultuar se autizmi tek fëmijët mund të indendifikohet që kur fëmija është 6 muajsh, për të paraprirë kështu edhe trajtimet. Është fillimisht shqetësimi i prindërve që i drejton ata tek specialistët përkatës.
5-Si mund të parandalohet autizmi?
Sot për sot nuk ekziston asnjë mjet apo mënyrë për të parandaluar autizmin. E vetmja gjë që mund të bëhet është pranimi i situatës. Sigurisht nuk është një gjë e aspak e lehtë, por prindërit duhet të evidentojnë sa më shpejt këtë problem, në mënyrë që të nisë trajtimi.
7- Si mund të ndryshojë gjendja e fëmijëve autik me anë të trajtimit?
Padyshim që gjendja e fëmijëve përmirësohet. Ka qendra të ndryshme që bëjnë një punë të shkëlqyer, duke i aftësuar fëmijët autik për të pasur komunikim me të tjerët, për t’u integruar në shoqëri dhe më e rëndësishmja për të mos u ndjerë të veçantë. Një gjë tepër e rëndësishme për këtë fëmijë është edhe menyra se si ata trajtohen nga anëtarët e familjes apo komunitetit ku jetojnë. Nëse hasim një fëmijë autik duhet të tregohemi të kujeshëm dhe të plotësojmë dëshirat e tyre. Nëse janë agresiv nuk duhet ë frikësoheni, pasi edhe pse kanë një zhvillim mendor të vonuar ata mund t binden dhe të ndjejnë gabimet.

8- Shpesh herë është cilësuar se vaksina e fruthit shkakton autizmin. Çfarë mendoni për këtë çështje?
Kjo është një teori për vitet e shkuara dhe mendoj se nuk duhet të besohet edhe në të tashmen, ku studimet kanë treguar se gjendja autizmit nuk ka lidhje me vaksinat. Nuk ka asnjë bazë të saktë dhe asnjë evidencë që bën shkaktarë vaksinat e fruthit për autizmin. Kjo ide ka lindur pasi vaksinat bëhen rreth moshës 2 vjeç, kohë që përkon me moshën kur fillojnë të kuptohen elementët e autizmit.
9-A mund të ketë një jetë normale në shoqëri një fëmijë autik?
Kjo gjë varët nga trajtimi që ka marrë një fëmijë autik dhe sigurisht nga reagimi që ka pasur për trajtimin. Ka një pjesë të madhe të fëmijëve autik, që përfshihen në aktivitete të ndryshme shoqërore, por çdo gjë varët në bazë të trajtimit. Nëse një fëmijë do të qëndrojë i mbyllur dhe nuk do të trajtohet normalisht që do të këtë një zhvillim më të ngadaltë. Fatmirësisht, ka shumë qendra që i trajtojnë fëmijët autik dhe përgjithësisht prindërit e pranojnë këtë gjendje tek fëmijët e tyre. Nuk mund të lemë pa përmendur faktin se ka edhe prindër që mendojnë në mënyrë të gabuar, duke vënë përball mentalitetin “se ka një fëmijë të sëmurë” dhe i mbajë të mbyllur në shtëpi, duke mos u marrë me trajtimin dhe zhvillimin e fëmijës. Ka një sërë situatash me të cilat hasen specialistët çdo ditë. Gjithashtu, duhet të theksojmë se numri i fëmijëve autik sa vjen e bëhet më i lartë, duke rritur kështu edhe kostot për trajimin e tyre, por pavarësisht të gjitha problematikave vetëm trajtimi do të mundësojë zhvillimin e këtyre fëmijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë