Ngjarje

Austria kontrolle në kufijtë ballkanike: Testet nuk plotësojnë standardet

Situata aktuale e Covid-19 në Ballkan, është arsyeja se pse autoritetet austriake kanë përforcuar kontrollet në kufijtë ballkanikë. Sipas qeverisë austriake testet që kryhen në Ballkan nuk janë në standartet e Europës Qëndrore.

Përballë numrit në rritje të rasteve me koronavirus në Ballkanin perëndimor, Austria tashmë ka ashpërsuar kontrollet në kufij me ndihmën e ushtrisë. Kushdo që hyn nga Sllovenia duhet të presë kontrolle. Ushtarë dhe agjentë policie inspektojnë ngarkesat dhe gjendjen shëndetësore të të gjithë pasagjerëve.

Automjetet me targa të vendeve më në rrezik si Bosnje e Hercegovina apo Serbia do të monitorohen në mënyrë të veçantë. Dhe në rastin e autobusëve, të gjithë pasagjerët duhet të zbresin për t’u vizituar nga ekipi i mjekëve në kufi.

Kurse trajnimi speciale përgatisin ushtarët për operacionet në kufi sepse jo të gjithë  rezultatet negative të testit pranohen në Austri. Qeveria austriake paralajmëron se testet që kryhen në Ballkan nuk përmbushin standartet e Europës Qëndrore.

Përvec kontrolleve në kufi, Austria ka nxjerrë ndalime të ndryshme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Fluturime nga qytete si Beogradi, Sarajevë, apo dhe Bukuresht janë anuluar deri në fund të muajit korrik. Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se kontrollet mund të shtrihen deri në kufirin italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë