Ngjarje

Austria jep alarmin e kuq: Ndalohet udhëtimi drejt dhe nga Shqipëria!

Austria ka lëshuar sot alarmin e kuq për udhëtimin drejt Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u bërë kështu shteti i parë europian që i “mbyll dyert” rajonit pas daljes nga karantina.

Në një njoftim të papritur, ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg deklaroi sot se udhëtimet drejt vendit tonë, por edhe vendeve të tjera të rajonit do të ndaloheshin, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Jashtme tha se lëshimi i paralajmërimet e udhëtimit, që do të thotë se udhëtarëve që vijnë nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do t’u kërkohet të qendrojnë në izolimin për 14 ditë ose të tregojnë një test koronavirusi negativ.

Austria i bëri po ashtu thirrje të gjithë qytetarëve të saj në Ballkanin Perëndimor të ktheheshin në vend dhe të hynin në izolim.

Vendimi i bëftë i Austrisë, e cila ka lidhje të ngushta me rajonin, është një goditje e rëndë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat BE të martën i përfshiu në "listës e vendeve të sigurta", për të cilat unioni hapi kufijtë.

"Ne po reagojmë kështu për shkak të rrethanave, jo vetëm situatës në këto vende, por edhe faktit se në vendet tona fqinje si Kroacia dhe Sllovenia, po shihet një rritje në grupimet e njerëzve që kthehen nga Ballkani Perëndimor" tha Schallenberg në një konferencë për shtyp. “Një grupim i tillë është vërejtur edhe në Austri", tha ai.

Numri i të infektuarve në Ballkanin Perëndimor është rritur ndjeshëm gjatë muajit të kaluar, megjithëse rajoni në përgjithësi ka pasur norma më të ulëta se shumica e vendeve të Europës perëndimore.

Alarmi i Austrisë ndikon në të gjitha udhëtimet në Ballkanin Perëndimor, duke i kufizuar në maksimum. Vendimi i është i papritur pasi Vjena ishte deri më tani ndër të paktat vende që lejonte udhëtimin dhe fluturimet direkte drejt Shqipërisë. Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Gjermani për shembull, kanë marrë fluturime nga Austria për t’u rikthyer në vend.

Austria ka zbuluar 107 raste të reja gjatë 24 orëve të kaluara dhe Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg u tha gazetarëve se disa prej tyre ishin infektuar nga njerëz që kishin udhëtuar në Ballkanin Perëndimor.

Mijëra austriakë udhëtojnë çdo vit dret Ballkanit Perëndimor për pushimet e verës, por sipas “BBC”, Vjena zyrtare po përpiqet të dekurajojë udhëtimin drejt rajonit.

Vendimi vjen pasi javën e kaluar, Kroacia rivendosi në karantinë 14-ditore për udhëtarët nga Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pasi pa një nxitje të infeksioneve.

Këto katër shtete kanë parë një shkallë më të lartë të infeksionit që nga fillimi i qershorit. Maqedonia e Veriut ka raportuar 2.067 raste në 14 ditët e kaluara, me Kosovën dhe Shqipërinë që kanë mbi 1.200 raste

Vendet në Ballkanin Perëndimor kanë zbatuar disa nga masat më të rrepta në Europë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, madje Mali i Zi ishte vendi i parë në kontinent që “mposhti" përkohësisht virusin.

Copyright © Gazeta “Si”Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë