Lojëra me Dore

Australian Open/ Thiem mposht Zverevin, sfidon Gjokoviçin në finale

Është austriaku Dominik Thiem ai që do të sfidojë Novak Gjokoviçin në finalen e “Australian Open”. Tenisti 26-vjeçar mundi për më shumë se tri orë e gjysmë Aleksandër Zverev në një ndeshje me shumë rivalitet, 3-6, 6-4, 7-6, 7-6.

Zverv fitoi setin e parë 6-3 dhe u duk një fillim i mirë për të shkuar në finale, por më pas Thiem reagoi fuqishëm. Ai fitoi setin e dytë 6-4, ndërsa dy setet e fundit i fitoi me “tie-break”, 7-6. Është mbyllur kështu 3-1 në favor të austriakut gjysmëfinalja e dytë e turneut australian.

Dominik Thiem. Gazeta Si, 31 janar 2020

Dominik Thiem shkon për herë të tretë në karrierë në një finale “Slam” dhe i dërgon një mesazh të qartë serbit Gjokoviç se nuk do ta ketë të lehtë. Në çerekfinale Thiem kishte eliminuar spanjollin Rafael Nadal, ndërsa Gjokoviç ishte finalisti i parë, pasi mundi në gjysmëfinale Federerin 3-0. Finalja do të zhvillohet ditën e diel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë