Lojëra me Dore

“Australian Open”/ Gjokoviç “shëtit” në turin e parë, kalon edhe Kirgios

Novak Gjokoviç, 8 herë kampion i “Australian Open”, e ka nisur këtë turne me një fitore të lehtë ndaj francezit Zheremi Shardi, i cili kapitulloi për 91 minuta, pas 3 seteve, 6-3, 6-1 dhe 6-2. Tenisti serb ka përfituar nga gabimet e kundërshtarit, sidomos në gjuajtjet e drejta dhe kthimin e topave. Francezi nuk pati as forcën fizike në këtë ndeshje, duke e bërë gjithçka më të thjeshtë për Gjokoviçin.

Gjokoviç ka funksionuar si një makinë perfekte, duke e mbyllur ndeshjen me 9 ejs dhe një gabim të vetëm të dyfishtë. Është hera e 14-të në 15 vitet e fundit që ai kalon turin e parë të “Australian Open” pa humbur asnjë set. I vetmi që i ka marrë një set në turin e parë është gjermani Jan Lenard Struf, në edicionin e kaluar.

Për Gjokoviçin është fitorja e 76-të në këtë turne dhe ai mban kështu vendin e dytë, pas Roxher Federerit me 102 fitore. Në turin e dytë serbi do të ndeshet me amerikanin Frances Tiafoe, që eliminoi Stefano Travalian.

Nik Kirgios. Gazeta Si, 8 shkurt 2021

Australianët janë në festë për suksesin e lehtë të idhullit të tyre Nik Kirgios, i cili mundi portugezin Federiko Ferreira Silva. Kirgios fitoi të gjitha pikët e rëndësishme të ndeshjes dhe në turin e dytë do të ndeshet me francezin Ugo Humbert, i cili kaloi 6-3, 6-4, 6-7 dhe 6-3 japonezin Yasutaka Uchijama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë