Të pyesësh është legjitime, të përgjigjesh është kortezi. Kështu, letrës së Novak Gjokoviç, i cili kërkonte më shumë mbrojtje dhe barazi në trajtimin e lojtarëve të grumbulluar në Adelaide dhe atyre në Melburn, të mbyllur së fundi në dhomat e tyre, qeveria e shtetit të Viktorias në Australi i është përgjigjur qartë: “Jo”.
Situata u komplikua pasi në një çarter nga Doha për në Melburn është kosntatuar një tjetër rast pozitiv me Covid-19. Ashtu siç ndodhi me fluturimet nga Los Anxheles në Abu Dhabi, ku të gjithë udhëtarët u izoluan. Për 72 tenistët që do të marrin pjesë në “Australian Open”, nuk ka asnjë mundësi që të dalin nga dhomat, as për të marrë pak ajër. Por mbi të gjitha ata nuk mund të stërviten.
Një situatë në limitet e klaustrofobisë ajo në Melburn, ndryshe nga kolegët e Adelaide, ku ndodhen Gjokoviç, Nadal, Thiem, Osaka, Halep, Serena Uilliams dhe Siner. Për të përballuar këtë situatë, 72 tenistët kanë kërkuar disa mjete për t’u ushtruar të paktën nga ana aerobike. Po ashtu, duke parë që ushqimi nuk ishte saktësisht ai që i duhet një atleti që do të marrë pjesë në një turne Slam, është vendosur një kuotë prej 40 eurosh në ditë për ushqimin.
Dhe teksa tenistët dhe tenistet kanë filluar të tregojnë në rrjetet sociale situatën ku ndodhen, të detyruar të stërviten në dhomë dhe të konsumojnë ushqim pa kalori, nga drejtuesit e turneut është dhënë një paralajmërim për të mos qenë kaq “komunikues”…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.