Media Galeri

Australia përballet me pasojat e përmbytjeve, Sidnei po përgatitet për shira të dendur

Helikopterët ushtarakë transportuan njerëzit e bllokuar nga çatitë e lagjeve të përmbytura në Australinë lindore dhe një viktimë u gjet të martën pas ditëve të shiut të rrëmbyeshëm ndërsa moti i keq zhvendoset ngadalë në jug drejt Sidneit.

Gjithsej janë 10 të vdekur. Shirat, të cilat filluan në fund të javës së kaluar, përmbytën disa qytete dhe ura në Queensland dhe Uellsin e Ri Jugor.

Sidnei, qyteti më i madh i Australisë dhe shtëpia e më shumë se 5 milionë njerëzve, mund të ketë deri në 150 mm shi brenda një periudhe gjashtë-orëshe. Sipas të dhënave zyrtare, reshjet mesatare të Sidneit për muajin mars janë 138 mm.

Dominic Perrottet, politikan e përshkroi motin ekstrem si një “ngjarje një në një mijë vjet” dhe tha se ekuipazhet e urgjencës kryen më shumë se 1000 shpëtime në vend.

Qindra njerëz janë ende të bllokuar në shtëpitë e tyre në qytetin e Uellsit, duke u përballur me përmbytjet më të mëdha të regjistruara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë