Teknologji dhe Inovacion

Australia miraton ligjin për mediat që të paguhen nga Facebook dhe Google

Australia ka miratuar ligjin e ri për detyrimin e kompanive të teknologjisë të paguajnë mediat për lajmet e tyre, duke hapur mundësinë që të ndodhi dhe në vendet e tjera.

Autoritetet kanë për qëllim të shpërblejnë kompanitë mediatike për lajmet e tyre dhe punën që bëjnë.

Fillimisht Facebook dhe Google e kundërshtuan këtë ligj, madje Facebook u largua nga shteti australian për disa ditë. Kur u bë publik disa kohë më parë ligji konstatonte se media duhet të merrte fitimet e saj në mënyrë absolute ose midis kompanive do të niste një arbitraritet.

Ditët e fundit kur u bënë ndryshimet, kompanitë teknologjike cilësoheshin si kompani që ksnë kontribuuar në biznes dhe në media.

Facebook dhe Google ranë dakord, por me kusht që ata të zgjedhin vetë kompanitë të cilat publikojnë.

Kjo cështje do të rishikohet përsëri pas një viti dhe mund të nisë udhëtimin e saj nëpr shtetet e SHBA-së dhe Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë