Lojëra me Dore

Australia anulon për herë të dytë viston e Gjokoviçit, një ‘telenovelë’ pa fund

Përmbyset situata e Novak Gjokoviç, të cilit i është anuluar për herë të dytë vistoja e hyrjes në Australi. Vendimi është marrë nga ministri i emigracionit, Alex Hawke, “për motive shëndeti me interes publik”.

Për herë të dytë qeveria australiane ka anuluar viston e Novak Gjokoviç. Nëse serbi nuk do ta ndjekë çështjen në gjykatë, do të përjashtohet menjëherë nga Australia. Numri 1 i tenisit botëror është konsulutuar me avokatët e tij në Melburn dhe sipas mediave australiane nesër duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje nga funksionarët e emigracionit dhe deri në atë moment nuk do të shkojë në “Park Hotel”, qendra për emigrantët e parregullt.

Alex Hawke, ministri i emigracionit ne Australi. Gazeta Si, 14 janar 2022

“Sot anulova viston e Novak Gjokoviç për arsye të shëndetit dhe rregullit me interes publik. Ky vendim vjen pas urdhrit të gjykatës të 10 janarit 2022, që anulonte një vendim të mëparshëm për arsye proceduriale. Kam marrë në konsideratë informacionet e nga departamenti i punëve të brendëshme të “Australian Border Force” dhe të zotit Gjokoviç. Qeveria është e impenjuar të mbrojë kufijtë e Australisë, veçanërisht në lidhje me pandeminë”, - ka thënë ministry Hawke.

Nga burime pranë ekipit të Gjokoviçit është thënë se avokatët po shohin mundësinë për të apeluar apo jo kundër vendimit të fundit. Nëse vendosin të apelojnë, duhet ta bëjnë me urgjencë, në mënyrë që çështja të gjykohet në fundjavë. Vetëm nëse fiton në apel Gjokoviç mund të luajë në turneun që fillon të hënën. Koha është e shkurtër dhe nëse serbi nuk apelon, sipas shtypit Australian, duhet të kthehet në “Park Hotel”, ku qëndroi pas anulimit të parë të vistos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë