Podcast

Audio-Shkurt lajme 5 prill 2019

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Balilit, edhe hotelin Santa Quaranta

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskim të pasurive të Klement Balilit, të të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”. Prokuroria njofton se ka paraqitur kërkesën për konfiskimin e pasurive të mëposhtme: Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës; Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës; Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës, si dhe Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 apartamente. Ndër pronat e sekuestruara është edhe hoteli i njohur “Santa Quaranta”.

Sindikata e Policisë: Vettingu tek uniformat blu nga SHÇBA, proces jo i pavarur

Sindikata e policëve është kundër ndryshimit të ligjit të Vettingut. Me ligjin e ri propozohet që të jetë SHÇBA-ja ajo që do të kryejë vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë. Për Ministrinë e Brendshme ky proces nuk garanton të njëjtën pavarësi dhe paanshmëri, sa kohë nuk ndryshojnë as kriteret e as procedurat e vlerësimit.  Burime të Gazetës “Si” shprehen se ky ndryshim ligjor i miratuar së fundmi nga Parlamenti nuk do të garantojë një proces të pavarur të verifikimit të punonjësve të uniformave blu.

Dosja e Prokurorisë. Diamantet, makina dhe skafi që lidhin Saimir Tahirin me Habilajt

Lidhur me gjykimin e Saimir Tahirit dhe tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë, Gazeta Si ka publikuar dëshmi të tjera që tregojnë lidhjen e ish-ministrit me Habilajt. Nw dosjen e Prokurorisë jepen detaje dhe prova se si vëllezërit Habilaj kanw blerw byzylykë me diamante për tw afërm tw ish-ministrit Tahiri. Gjithashtu flitet edhe për lidhjet mes tij dhe grupit tw trafikanteve nëpërmjet shitblerjes sw një automjeti dhe një skafi.

Incident në Tiranë, Serbia kërkon përjashtimin e Kosovës nga tryeza e OKB-së

Qeveria serbe ka shkaktuar një përplasje të rëndë diplomatike në Tiranë, duke kërkuar përjashtimin e Kosovës nga Konferenca e Ndryshimeve klimaterike në Ballkanin Perëndimor.

Delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga ministri serb i Mjedisit, nuk ka pranuar që Kosova të jetë në këtë tryezë, e cila përfaqësohej nga vetë ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi.

Pas një sërë debatesh është vendosur që Kosova të prezantohet nën siglën e UMNIK-ut, ndërkohë që ministri i saj është lënë jashtë salle.

Studentët e UBT, në protestë për fidanishten

Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë dalë sot në protestë për të mos lejuar punimet te Parku i bimëve pyjore në UBT, pasi aty bëjnë praktikën.

Sipas Bashkisë, aty do të ndërtohet një shkollë e re për të plotësuar nevojat jetike të komunitetit në Kodër-Kamëz.

Mësohet se në tokën ku është ngritur fidanishtja e UBT-së ka dalë pronari me një vendim gjykate, me të cilin ka rimarrë pronën dhe e ka dhënë për ndërtim.

Fermerët, protesta përpara fabrikave: Ulën çmimin në marrëveshje me njëri-tjetrin

Fermerët kanë deklaruar se do të protestojnë përpara fabrikave të përpunimit të qumështit.

Ata thonë se fabrikat kanë ulur çmimin e blerjes së qumështit në marrëveshje me njëri-tjetrin në 37 lekë nga 47 lekë që ishte më parë. Për ta rimbursimi me 10 lekë/litër i qumështit nga qeveria nuk është zgjidhje. 

Fermerët shprehen se e kanë të pamundur të vijojnë punën, sepse kostot janë të mëdha dhe e kanë humbur besimin te qeveria.

Sfida me Luftëtarin, Gega: Në kampionat ndryshon historia

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në prag të ndeshjes me Luftëtarin, e vlefshme për javën e 27-të të Superligës ka dalë në konferencë për shtyp. Në fjalën e tij, Gega u shpreh se kjo sfidë me ekipin gjirokastrit nuk do të ketë asgjë të ngjashme me atë të para dy ditëve, ku Partizani u mposht 1-0. Gega tha se të gjitha ato që fliten në media nuk ndikojnë tek ekipi, që sipas tij është i fokusuar në arritjen e objektivit. Për teknikun e Partizanit skuadra ka përpara 9 finale deri në shpalljen kampion.

Ermir Lenjani shkëlqen në Zvicër me dy gola

Futbollisti shqiptar i Sionit, Ermir Lenjani, ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij në fushën e Thunit. Ai shënoi dy golat e fitores që në pjesën e parë të ndeshjes, që përfundoi me rezultatin 1-2. Ishte një triumf i rëndësishëm për skuadrën e Lenjanit, që mban vendin e katërt në kampionatin zviceran. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Sionin, që ndodhet në zonën europiane, ndërsa Lenjani konfirmohet si një nga lojtarët më në formë të këtij ekipi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë