Mode

Aty ku takohen arti dhe moda

11 çanta që duken si skulpturë por janë funksionale dhe të cilësuara si më të mirat nga kritikët e modës.

Çanta nga Gabriela Hearst
 Kjo çantë është në një formë harmonike dhe ka ngjyra të kundërta me njëra-tjetrën, çka e bëjnë të kombinueshme me çdo veshje.

Çanta fistik nga Staud
E pastër, e sofistikuar dhe moderne. Fistikët janë përfaqësuar më së miri.

Nga Gaia Astraea
Me një formë të bukur, kjo çantë e këndshme është ajo që ju nevojitet për të përmbyllur pamjen tuaj verore.

Nga Natyrae Aiges
Madhësia e përkryer për të mbajtur të gjitha gjërat thelbësore, kjo çantë elegante me dy tone është cilësuar si një vepër artistike.

Nga Benedetta Bruzziches 
Kritikët thonë se ia vlen të investosh për këtë çantë. Nuk kemi çfarë themi më shumë.

Nga Demi Lune
 Kjo mini çantë asimetrike është e inspiruar nga arkitektura e viteve 1970 dhe ka qenë shumë herë pjesë e avës së modës në Milano.

Nga Helix
Një çantë shumëngjyrëshe lëkure perfekte për verën.

Nga Rejina
 Një çantë në formen e bananes e bërë me lëkurë gjarpri.  

Nga Sant Kinchaku
E frymëzuar nga çantat tradicionale japoneze, ka një formë të hijshme, të hollë dhe rrip të veçantë.

 Nga Coperni
E frymëzuar nga karakteristikat e Iphone dhe e përkthyer në një dizajn modern.

Nga S.Joon
Themeluesi i S.Joon, Sahar Asvandi merr një qasje kaq të freskët dhe moderne për formën dhe strukturën kur projekton çantat.
Kjo çantë është e bërë me lëkurë që krijon një siluetë loti.

Burimi:Harpersbazaar\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë