Lojëra me Dore

Atp Finals/ Thiem kalon Gjokoviçin pas 3 orësh betejë, shkon në finale

Një betejë vërtet epike mes numrit 1 dhe numrit 3 në botë, ku austriaku shfrytëzon një “match point” në setin e dytë dhe në “tie break”-un e setit të tretë përmbys gjithçka kur ishte 0-4. Thierm ka fituar 2-1 (7-5 6-7, 7-6), duke u kualifikuar në finale, ashtu si vitin e kaluar, dhe do të ndeshet me njërin mes Nadalit dhe Medvedevit.

Ishte një nga ndeshjet më të bukura dhe me ritëm më të lartë të sezonit, që në fund ka çuar në finale austriakun Dominik Thiem. Një ndeshje e çmendur ndaj Novak Gjokoviçit, numrit 1 të botës, që u mbyll pas 2 orë e 54 minutash. Ishte ndeshja e 12-të mes këtyre tenistësve, ku serbi vazhdon të udhëheqë 7-5.

Dominik Thiem feston kalimin në finale. Gazeta Si, 21 nëntor 2020

Setet kanë qenë të ekuilibruar, por austrikau ka qenë më i përqendruar. Pas 51 minutash Thiem fitoi setin e parë 7-5. Të dy tenistët kanë dhuruar një lojë të një niveli shumë të lartë. “Nole” ia del më shumë vështirësi në setin e dytë të barazojë, duke e çuar ndeshjen në setin e tretë, ku rivalitetit gjithashtu mbetet shumë i ashpër.

Në një moment Gjokoviç merr kontrollin, duke shkuar në 0-4, por Thiem reziston dhe barazon 4-4 e më pas shkon 6-4 dhe “match point” i dyfishtë. “Nole” anulon të parin, por austrikau shënon pastaj pikën më të rëndësishme dhe mbyll ndeshjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë