Mode

Atletet e Louis Vuitton nga Virgil Abloh mposhtin vlerësimet e ankandit

Ofertat për 200 palë atlete Nike/Louis Vuitton "Air Force 1" të dizajnuara nga Virgil Abloh janë shumë përtej vlerësimeve fillestare të Sotheby's në një ankand.

Shuma e shitjes së atleteve, aktivitet që stilisti krijues i Louis Vuitton ndihmoi të planifikonte përpara vdekjes së tij në nëntor, do të shkojë për personat me ngjyrë, afrikano-amerikanët dhe studentët me origjinë afrikane në industrinë e modës.

Përllogaritja fillestare totale ishte 1 milion dollarë deri në 3 milion dollarë për ankandin nga 26 janari deri në 8 shkurt por në ditën e hapjes, numri i ofertave theu rekordin e Sotheby's për shitjet online. "Ne jemi aktualisht me rreth 6.1 milion dollarë”, tha Brahm Wachter, kreu i shtëpisë së ankandit, Sotheby.

Atletet prej lëkure kanë thonjëza me firmën e Abloh dhe modelet emblematike të Louis Vuitton. Secila palë vjen me një kuti ngjyrë portokalli me sasi të limituar.

Atletet ishin bashkëpunimi i parë zyrtar mes Nike dhe Louis Vuitton.

"Është një bashkim midis dy markave më të mëdha në industrinë e modës dhe sigurisht, gjeniut Virgil Abloh”, tha Wachter duke shtuar se ky bashkim ka nxit interesin global.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë