Dosje

Atentati ndaj Sadikajt, dhënia e parave me fajde mes pistave të hetimit

Gazeta Si – Dy ditë pas vrasjes me një shpërthim tritoli në makinë të Aleksandër Sadikajt, policia ka ngritur katër pista hetimesh.

E para është prishja e pazareve të drogës, pista e dytë ku po hetohet është ajo e konflikteve të mundshme që mund të kishte kohët e fundit i riu, e treta është ajo e dhënies së parave me fajde dhe e katërta ajo e borxheve.

Këto konstatime, grupi hetimor i ka bërë pasi ka marrë në pyetje familjarë dhe miq të viktimës.

LEXO EDHE:
E nisi si hajdut, përfundon i vdekur nga eksplozivi me telekomandë në makinë

Në dëshminë e tij, një shok i Sadikajt, ka pohuar se i riu jepte para borxh kundrejt përqindjes.

Një pistë që grupi hetimor e ka marrë në konsideratë, duke nisur hetimet për përputhjen e provave dhe kontaktet e tij me persona të tjerë.

Mësohet e 27-vjeçari me origjinë nga Berati jetonte me qira në zonën e Saukut dhe dyshimet janë se ai i druhej një atentati.

Policia ka gjetur në banesën e Aleksandër Sadikajt një jelek antiplumb, municione dhe një kavanoz me kanabis.

Duke qenë se policia gjeti edhe një pistoletë në vendngjarje, të cilën 27-vjeçari e mbante me vete, janë ngritur dyshime te forta se i riu i druhej një atentati.

Për këtë po verifikohet nëse viktima është përfshirë në ndonjë konflikt gjatë kohëve të fundit.

Sadikaj ka qenë në Tepelenë para atentatit, ndërsa tritoli nuk dihet se kur i është vendosur në makinë.

Autorët e kanë vëzhguar objektivin e tyre, pasi kjo vërtetohet edhe nga mënyra se si e kanë bërë shpërthimin, duke shmangur afërsinë e mjeteve të tjera gjatë telekomandimit të lëndës plasëse.

Sipas policisë, Sadikaj ka qenë person me precedentë penal. Në vitin 2019, në Sarandë, për motive të dobëta ka plagosur një person.

Edhe trafiku i drogës është një pistë për hetuesit, pasi dyshohet se viktima merrej me trafik të lëndëve narkotike, brenda dhe jashtë vendit.

Lënda shpërthyese mendohet se ka qenë e vendosur në gomën e parë të makinës, nga ana e shoferit.

Janë sekuestruar kamerat e shtëpisë së tij, por deri në këto momente nuk është përcaktuar momenti se kur është vendosur sasia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë