Ana e errët

Atentat në Peqin, vritet 23-vjeçari, plagoset shoku i tij

Një 23-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një atentati me armë që u bënë në Peqin.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Përparim, ku Andi Zylyfi 23 vjeç dhe Albert Uruçi 21 vjeç u qëllua me armë zjarri nga disa persona nga një makinë në ecje.
Fillimisht u dërguan në spital, por fill më pas mjekët shpallën vdekjen e Zylyfit dhe deklaruan se i riu kishte ardhur pa shenja jete.
Policia me anë të një njoftimi parsparak bën të ditur se në drejtim automjetit ku ndodheshin të dy të rinjtë.
"Nē aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndërruar jetë" njoftoi policia.
Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit. Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët. Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale.
Po ashtu, bëhet me dije se deri tani janë shoqëruar në polici 13 persona, dëshmitarë të ngjarjes. Ata po pyeten për të hedhur dritë për zbardhjen e rrethanave që mund të ndihmojnë për të identifikuar autorët. Nga mënyra e atentatit pista kryesore është larja e hesapeve mes dy bandave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë