Ka ndodhur

Atentat në Bathore, dy persona qëllojnë me armë zjarri një 46-vjeçar

Gazeta Si – Atentat në Bathore. Dy persona me motor kanë qëlluar me armë zjarri, sipas policisë, drejt një 46-vjeçari, i cili është plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

“Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A.H., 46 vjeç. Si pasojë, 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, - shkruhet në njoftimin e policisë për këtë ngjarje.

Personi ndaj të cilit është qëlluar me armë zjarri mësohet se është Agim Hida.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë