Njerez

Ata mund të ngrihen në këmbë…

Sabina Veizaj- Arlindi dhe Adi zvarritur këmba-dorës po luanin në avllinë e shtëpisë.
Sapo zbritëm nga makina unë, doktoreshë Margarita Geka Daja dhe doktor Rabit Sadiku, ata kthyen menjëherë kokat e tyre për të na parë.

U përballëm me dy portrete të qeshur, të gëzuar që po prisnin disa miq, sikur i njihnin prej vitesh. Na zgjatën krahët për tu përqafuar, sepse Arlindi dhe Adi nuk mund të ecin. Ata janë të paralizuar dhe e kanë harruar prej vitesh shijen e të mbështeturit të këmbëve mbi tokë dhe krenarinë e të shërbyerit vetes.

Por ata janë më të lumtur dhe më të qeshur se të gjithë fëmijët e bërë bashkë të cilëve prindërit kanë mundësi tua plotësojnë të gjitha dëshirat.

Me fëmijët në avllinë e shtëpisë po na priste gjyshja dhe nëna Liri, portrete të dëlira, të paqta që kishin pranuar fatin që u kishte rënë dhe jetonin çdo ditë ashtu si i vinte duke shkëmbyer dashuri dhe energji pozitive.

Babai, Shpëtimi na priti në kryqëzimin e Sukthit për të na prirë deri në shtëpi. Që prej telefonatës së gati dy javë më parë ishte treguar i duruar dhe besimplotë, pa na njohur fare.

Në të njëjtën mënyrë na priti dhe kur brofëm në qytezën ku prej dhjetë vitesh ka mbërritur me familjen prej Kukësit.

Tek hymë në dhomën e ndenjes u përballëm me djalin e madh, Gëzimin. Edhe ai i paralizuar që foshnje (dy muajsh) pas vaksinës në kofshë.

Gëzim Idrizi

Gëzimi buzëqeshi kur na pa edhe pse nuk arrin të komunikojë.

“Kupton, tani ka nisur dhe të thotë pak fjalë të shkëputura”- thotë e ëma, Lirie teksa doktoresha e pyet nëse ka përmirësime gjatë viteve.

Doktor Sadiku i kërkon të atit diagnozën pasi bëjmë një copë herë muhabet me gjyshen e shtëpisë.

Djali tjetër Arditi, që është binjak me Arlindin është i vetmi fëmijë i familjes që nuk është i prekur nga sëmundja kronike e tre vëllezërve të tij. Ai shkon në shkollë dhe merret me vëllezërit.

Teksa ne bisedojmë me gjyshen dhe babai i tyre ka hapur një mal me letra mbi qilim, Arditi është ulur pranë sobës me dru në divan duke përkëdhelur një prej maceve të shtëpisë, kurse dy të tjera hyjnë e dalin duke u përpjekur të ngacmojnë djemtë për të luajtur.

I keni qejf macet? i pyes djemtë. “Po shumë”- përgjigjen dhe vijojnë të luajnë me to.
Doktoresha e ulur pranë Gëzimit e përkëdhel atë dhe përpiqet ti shkriftojë duart që nga qëndrimi në të njëjtën mënyrë për më shumë se 10 vite i janë ngurtësuar.

“Gëzimi nuk ka ecur asnjëherë. Pati temperaturë të lartë për një muaj rresht pasi bëri vaksinën kur ishte 2 muajsh. Është edhe me astmë. Kurse dy të tjerët i kanë vënë këmbët në tokë. Kanë lëvziur me rrethore, kapeshin pas divaneve. Por edhe ata, pasi bënë vaksinat, nuk ecën më. Fëmijët nuk marrin ilaçe, as ndonjë trajtim”- thotë e ëma.

Të dy prindërit janë pa punë dhe jetojnë me pensionet e tre fëmijëve.

Doktor Sadiku vëren që edhe gjyshja nuk e ka mirë krahun.

Doktor Rabit Sadiku

Gjyshja tek i mbërthen në dy duart e saj duart e doktorit, i rrëfen se ka kaluar paralizë.
Është një atmosferë e mirë, por kushtet në atë shtëpi janë të mjerueshme.

Shtëpia me qira e familjes Idrizi është dëmtuar nga tërmeti dhe gati gjithë kohën ata përpiqen të qëndrojnë në kuzhinë.

Shpëtim Idrizi me të birin Adin

“Isha në fazën pas tërmetit. Nëna ime kishte një javë që ishte larguar nga jeta dhe unë isha në Shqipëri, në Berat kur ndodhi tërmeti. Ishte një faktor që harrova momentalisht vdekjen e nënëns time, kur shikoja njerëzit që dilnin me ankth nga shtëpitë, viktimat, dëmtimet e shtëpive. U futa në emocionet e njerëzve që po përjetonin. U ktheva në Greqi dhe po mendoja vazhdimisht çfarë mund të bëja unë me ato që kisha mundësi.”- më tregon doktoreshë Daja.

Margarita Geka Daja është mjeke alternative që e ushtron profesionin e saj në Athinë, Greqi prej më shumë se dy dekadash. Ajo ushtron akupunturën dhe homeopatinë.
Doktoresha do të bënte në atë kohë një njoftim në shoqatën e Akupunturologëve në Greqi që çfarë mund të bënin ata për tiu ardhur në ndihmë të dëmtuarëve nga tërmeti.

“Përpara se të vija sërish në Shqipëri, lexoja pa fund për të qenë në korent me ngjarjet. Lexova për familjen Idrizi. Thashë “3 fëmijë të paralizuar. Vërtet unë dua të ofroj një ndihmë ndaj të dëmtuarëve nga tërmeti. Por kjo familje, këta fëmijë në fakt kanë nevojë, sepse familja ka shumë, shumë nevoja të mëdha që nuk kalojnë në dorën time.”- më rrëfen doktoreshë Daja.

Doktoreshë Margarita Geka Daja

Pasi e verifikoi rastin përmes gazetës “Si” dhe gazeta “Si” u lidh me të atin e fëmijëve, Shpëtim Idrizin, vendosi të vinte në Shqipëri për ti parë nga afër ata.

“Kam punuar me raste të ngjashme dhe të rënda; me persona të paralizuar, multisklerozë, parkinson, kam parë pacientë në gjendje të rëndë shumë dhe pa shpresa vetëshërbimi. Rastet e rënda kronike nuk mund të shërohen plotësisht, por është mundësia që atyre tu përmirësohet cilësia e jetës dhe të vetëshërbehen. I dërgova mjekut Rabit Sadiku në Gjilan për ta pyetur nëse ky rast mund të ndihmohet, më tha po. Ishte një shkëndijë më tepër tek mua.”- më tregon doktoresha.

Për doktor Sadikun, mjek në Gjilan, i cili ka punuar për disa vite edhe në Tiranë, rasti ishte shumë i ndjeshëm. Si mjek kam një eksperincë me raste të vështira që mund të ngjajnë njëri me tjetrin, më thotë ai gjatë bisedës, por rasti i fëmijëve të sëmurë është shumë i veçantë.

“Kur nga afër takon një rast të këtillë është shumë e dhimbshme dhe nuk mund të përshkruhet me fjalë sidomos momenti i parë kur fëmijët na prisnin në hyrjen e shtëpisë. Një emocion që dhemb! Në raportet mjekësore që kishin fëmijët, lexuam diagnozën paraplegji dhe tetraplegji, thënë në shqip fëmijë me aftësi shumë të kufizuara. Djali i madh kishte shumë probleme me lëvizjen dhe nuk vetushqehej!”- tregon doktori Akupunkturolog.
Tek e pyes doktoreshë Margaritën se si u ndje kur u përballë me fëmijët, më përgjigjet me një fjalë të vetme “Përgjegjësi”.

“U përmbajta shumë. Hyra në rolin tim të profesionistes. Nuk vajta si njeri i thjeshtë për të shprehur keqardhjen. Fillova të shikoja qoftë edhe një vështrim syri, qoftë edhe një lëvizje dore apo koke. Baza e mjekësisë alternative nuk është të shohësh në këtë rast çfarë do një fëmijë i paralizuar, por kush është ai fëmijë i paralizuar. Të tre fëmijët e paralizuar ishin tre pacientë të kundërt. Në mjekësinë tradicionale ata do të merrnin të njëjtin ilaç, kurse në mjekësinë alternative janë tre pacientë me patologji të njëjtë, por që duhen trajtuar ndryshe”- më shpjegon doktoreshë Daja duke vijuar me emocion se në atë moment që po flisnim i rëngjethet mishi nga kujtimi i asaj dite.

Tek ata nuk pashë të vuanin patologjinë, vijon të tregojë doktoresha, edhe pse kishin asgjë. “Ishin të qetë. Nuk pashë në sytë e tyre lëmoshë, të kërkonin ndihmë. Na mirëpritën si njerëz që ishin në kushte normale teksa jetonin në kushte nën zero. Ata ishin shumë normal. Na mirëpritën sikur të ishim miq prej kohësh. Fëmijët ishin të qeshur, do të thoja më të qeshur se fëmijët që i kanë të tëra. Luanin me macet, ishin të pastër. Mbi të gjitha ishin të bashkuar. Nuk ishin njëri- të përbuzte tjetrin. Ishin një familje normale edhe pse nuk kishin gjë”- tregon doktoresha.

Doktor Sadiku mendon se këta fëmijë duhet të ndihmohen nga shteti, por kur shteti nuk ndihmon, thotë ai, duhet vullneti i qytetarëve dhe profesionistëve tu dalin ndihmë.
Ai u bën thirrje Shoqatave të Fizioterapisteve të Shqipërisë që menjëherë tu dalin në ndihmë këtyre fëmijëve.

Adi Idrizi

Doktoreshë Daja pasi studioi rastin mendon se ata fëmijë kanë nevojë për shërbim të përditshëm. Në këto raste kur një pacient me sëmundje kronike nuk ka patur shërbim të përditshëm, thotë ajo, u atrofizohen muskujt dhe për këtë duan fizioterapi një ditë po një ditë jo që tu qarkullojë gjaku.

Nga ana e mjekësisë alternative duan një ndjekje periodike sipas një programi të caktuar.
“Unë do të përgatis një program një vjeçar për ti ndihmuar fëmijët. Nuk mjafton vetëm një vizitë sipërfaqësore. Është të zhgënjesh shpirtin e fëmijëve. Me një bashkim ndihmash do tia dalim. Unë do tu mësoj prindërve që të merren me masazhin dhe ushtrime për fëmijët. Ata ishin shumë të qetë dhe mund të merren me fëmijët. Do ti ofroj kurs trajnimi falas mamasë së tyre në Akademinë që kam çelur në Berat që të menaxhojë çdo ditë lëvizjet e fëmijëve që të mos bllokohen. Kjo është shpresa bazë. Përveç fizioterapisë profesionale që duhet ta bëjnë fëmijët, prindërit duhet të merren çdo ditë me ta”- shpjegon doktoresha.

Ajo mendon se përderisa fëmijët janë në zhvillim dhe kanë forcë vitale, forca vitale e tyre do ti lejojë që të kalojnë në fazë tjetër që të jenë më të kthjellët.

Doktoreshë Daja thotë se fëmijët kanë nevojë për vegla; një biçikletë që të stërvisin këmbët, jo të tërhiqen këmba-dorës sikur janë në mesjetë.

“Të kenë mjete që gradualisht të jenë në lëvizje. Këto duhen në fazën tani, më vonë do të duhet diçka tjetër. Paralele, litarë që të vihen muskujt në lëvizje. Duhet një dhomë enkas për ata. Në momentin që prindërit duan jetën e fëmijëve dhe shëndetin e tyre do tu përkushtohen. Ata kanë tre pacientë në shtëpi dhe duhet të merren me secilin prej tyre nga një orë në ditë me masazhe. Kam shumë shpresë tek nëna e tyre sepse ishte shumë e qetë dhe e përqendruar”- shpjegon doktoresha tek kujtojmë se gjyshja na tregoi se si u bënte të vegjëlve masazh me vaj ulliri çdo mbrëmje para se ti vinte në gjumë për shumë vite derisa u paralizua vetë.

Doktoreshë Margarita Geka Daja sëbashku me doktor Rabit Sadikun do të shkojnë një herë në muaj pranë familjes me një program trajtimi për një vit rresht.

Kura e homeopatisë si fillim do tu japë mundësi fëmijëve që tu heqë toksinat nga trupi që u kanë shkaktuar vaksinat e pas tre muajve do të nisin suplementet që do tu ushqejnë organizmin.

Ajo do tu mundësojë edhe vajrat për masazhe fëmijëve dhe sëbashku me doktorin do tu bëjnë terapi me akupunturë.

“Jam e bindur që fëmijët do të nisin të ecin të paktën sa për të kryer nevojat personale. Kam trajtuar raste të rënda, kanë qenë në moshë më të madhe, zvarriteshin këmbë e duar dhe kanë arritur që të kryejnë nevojat personale vetë duke e lënë karrocën në një cep të dhomës”- më tregon doktoresha.

Terapia e fëmijëve nga dy doktorët do të nis në fundshkurt-fillimmars teksa pritet një përgjigje nga Shoqata e Fizioterapistëve të Shqipërisë që të nisin seancat e fizioterapisë.
Ndërsa këshillat e para doktorët ua dhanë prindërve në lidhje me ushqimet; jo të ëmbla dhe ushqime të gatshme…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë