Një pastiçeri hungareze ka hedhur në treg një shumëllojshmëri ëmbëlsirash me temë vaksinat e Covid-19 si një mënyrë për të tërhequr klientët. Në pastiçerinë e familjes Sulyan në qytetin e vogël Veresegyhaz, në veri-lindje të Budapestit, mund të zgjedhësh të provosh ëmbëlsirën Astra, Pfizer apo Sputnik V.
Çdo ngjyrë përfaqëson një vaksinë të ndryshme Covid-19: e verdha është për AstraZeneca dhe një e verdhë pak më e errët për Sinopharm, jeshilja për Pfizer, portokalli për Sputnik V dhe një blu për Moderna.
“Këtu njerëzit kanë një zgjedhje, nuk ka regjistrim, nuk ka efekte anësore”, tha pronarja Katalan Benko.
“Çdokush mund t’i provojë këto pasi i vetmi efekt i mundshëm anësor do të ishte një buzëqeshje e vogël në fytyrën e tyre”, tha ajo. \Reuters\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje