Shendet

Aspirina ul rrezikun e goditjeve në tru

Pacientët që kanë pasur një goditje të shkaktuar nga gjakderdhja në tru mund të marrin me aspirinë për të ulur rrezikun e goditjeve të ardhshme dhe problemeve të zemrës, sipas një studimi të ri. Mjekët kanë qenë të kujdesshëm në dhënien e saj, nga frika se mund të përkeqësojë më shumë gjakderdhjen, por kërkimi i publikuar nga "Lancet" sugjeron se nuk rrit rrezikun e gjakderdhjeve të trurit, madje mund ta ulë atë. Ekspertët thonë se "treguesi i fortë" duhet të konfirmohet me më shumë kërkime. Aspirina përdoret për të ulur presionin e gjakut dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe goditjeve të tjera. Shumica e goditjeve shkaktohen nga mpiksjet në enët e gjakut të trurit, por disa janë të shkaktuara nga gjakderdhjet.
Aspirina nuk është e sigurtë për të gjithë
Ajo gjithashtu mund të shkaktojë dispepsi dhe të çojë në ulçerë të stomakut. Asnjëherë mos i jepni aspirinë fëmijëve nën moshën 16 vjeç (nëse mjeku i tyre nuk e këshillon atë).Kjo mund t'i bëjë fëmijëve më shumë gjasa të zhvillojnë një sëmundje shumë të rrallë, por serioze, të quajtur sindromi i Reye (që mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të trurit).
Studimi
Hulumtimi përfshiu 537 njerëz nga mbarë Britania e Madhe, të cilët kishin probleme me trurin pas marrjes së ilaçeve anti-trombocitike, për të ndaluar mpiksjen e gjakut, duke përfshirë aspirinë, dipiridamolin ose një ilaç tjetër të quajtur klopidogrel.

Gjysma e pacientëve u zgjodhën në mënyrë të rastësishme për të vazhduar mjekimin e tyre (pas një pauze të shkurtër menjëherë pasngoditjes që ata kishin marrë në tru), ndërsa gjysmës tjetër iu tha të mos e merrte. Gjatë pesë viteve të studimit, 12 nga ata që mbanin tableta pësuan një tronditje, krahasuar me 23 prej atyre që nuk e morën më. Puna është duke u prezantuar në Konferencën e Organizatës Evropiane të Çrregullimeve në Milano.
Çfarë thonë ekspertët?
Hulumtimi nuk mund të provojë se aspirina parandalon goditjet e ardhshme por duket se lidhet me një rrezik më të ulët. Studimi nuk sugjeron që aspirina është gjithmonë e sigurtë. Nuk është e qartë nëse gjetjet e studimit do të zbatohen për të gjithë pacientët në jetën reale. Hulumtuesi kryesor, Prof Rutsam Salman, nga Universiteti i Edinburgut, tha se "gjithsesi mjekët janë ende në mëdyshje për dhënien e aspirinës tek njerëzit që kanë pasur këtë lloj goditjeje".

Prof. Metin Avkiran, nga Fondacioni Heart në Britani, i cili financoi këtë hulumtim, tha: "Rreth një e treta e njerëzve që vuajnë nga një hemoragji truri, i njohur edhe si goditje hemoragjike, e bëjnë këtë kur marrin medikamente anti-trombocitike, siç është aspirina, për të zvogëluar rrezikun e një sulmi në zemër ose një goditje ishemike [të gjakut].

"Tani kemi një tregues të fortë që mund të vazhdojmë të marrim këto barna potencialisht të kursimit të jetës pas hemoragjisë së trurit pa rritur rrezikun e një tjetri. Dhe ky është informacion i rëndësishëm si për pacientët ashtu edhe për mjekët".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë