Ka ndodhur

Asgjësohen 3.500 bimë narkotike mes pyjeve në fshatrat Pult dhe Shalë të Shkodrës

Gazeta Si- Në një operacion i suksesshëm kundër kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Shkodrës, polici ka zbuluar disa parcela të reja me bimë narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë, të cilat ishin mbjellë në zona të pyllëzuara.

Nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për 3561 bimë cannabisi të cilat u asgjësuan nga forcat e policisë.

Deri në këto momente nuk ka asnjë person të ndaluar për këto parcela me kanabis, teksa vijon puna për identifikimin e autorëve.

Më herët, policia arrestoi një 61-vjeçar në Kurbin, P.Gj., pasi kishte kultivuar në një sipërfaqe toke të mbjellë më misër, rreth 900 bimë kanabis.

Gjithashtu mësohet se 61-vjeçari kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së bimëve narkotike. Për pasojë, është arrestuar kultivuesi, si dhe janë asgjësuar përmes djegies bimët narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë