Shendet

Asgjë nuk është siç duket/ Çfarë fshihet pas një diagnoze pneumonie?

Grail Mulyom në moshën 65 vjeçare, tregon se shpesh pyeste veten nëse mjekët do të mund të kuronin sëmundjen e saj të mushkërive.
Problemet e Multop duket se po përparonin ngadalë, por në mënyrë shumë të dhimbshme. Në nëntor të 2016, ajo u diagnostikua me pneumoni. Në një periudhë të dytë, ajo vazhdonte të kishte një kollë të rëndë dhe shpesh herë nuk merrte dot frymë.
Pas një mori mjekimesh dhe trajtimesh simptomat e saj u lehtësuan disi. Dy pneumolodë, një otolaringolog, një alergolog, një kardiolog dhe mjeku i saj i familjes, dukeshin të dështuar përballë shëndetit të saj.
Në maj të vitit 2018, Moltop u vizitua tek një mjek dhe ai i tha që ishte në ditët e fundit të jetës së saj. Vonesa e zgjatur për trajtimin e sëmundjes së saj të vërtetë, normalisht që kishte ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të saj.
Multop kujton vizitën e saj të parë për pneumoninë. Ajo ishte shtrirë në shtrat dhe atë ditë nuk mundi të çohej nga shtrëngimet që kishte në gjoks dhe kolla që, nuk e linte të merrte frymë. Deri atëherë ajo ishte e shëndetshme dhe gjatë gjithë kohës ishte aktive. Përveç dy orëve që punonte në kampusin e Kolegjit të Virxhinias, ajo punonte me kohë të plotë në një qendër të kujdesit për fëmijët, ku ajo ekspozohej nga mikrobe të ndryshme.
Në maj të vitit 2017, pasi e ndjeu veten shumë të sëmurë nga pneumonia, Multop i kërkoi mjekut të familjes që ta adresonte përsëri tek një pneumolog. Ajo filloi të takonte një pneumolog dhe që në vizitën e saj të parë, mjeku e kuptoi që ajo nuk kishte një kollë normale. Ai i tha se duhet të bënte një skaner pasi mund të kishte sinusit, një sëmundje kronike e shkaktuar nga infeksione. Gjithashtu, i dha edhe një ilaç. Por, disa javë më vonë ajo ishte përsëri në zyrën e tij. Sinuset e saj duket se ishin pastruar, por kolla e saj vazhdonte. Mjeku i dha një mjekim të dytë, por pa efekt pasi përsëri ajo shkoi në zyrën e tij pas tre javësh.

Sipas pneumologut këtë herë ajo po përjetonte edhe rezistencën ndaj antibiotikëve. Kështu që Multop duhet të kryente një skaner të përgjithshëm. Rezultatet nuk ishin shumë të mira. Nyjet limfatike ishin të fryra dhe kishte lëng të grumbulluar rreth mushkërive dhe zemrës së saj. Ajo u diagnostikua me “atelectasis” një mushkëri e dobët që mund të kalojë në atë gjendje nga tumoret ose mukozat që bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.
Pas kësaj mjeku e këshilloi të bënte një vizitë për zemrën. Në një procedurë invazive që përdor një tub të hollë për të parë mushkrit dhe rrugët e frymëmarrjes. Ndërsa, kardiologu e urdhëroi të kryente një ekokardiogramë transtoracike, një ekzaminim i veçantë që përdor ultra tinguj për të parë më qartë zemrën. Ky test tregoi përsëri së kishte lëng rreth zemrës dhe mushkërive, njëjtë si ekzaminimi i parë.

Deri në fillim të vitit 2018, Multop ndjehej "shumë e lodhur dhe mezi merrte frymë. Edhe pse pulmonologu e kishte këshilluar vazhdimisht, që të shkonte në urgjencës nëse gjendja e saj përkeqësohej, ajo nuk kishte dëshirë ta bënte këtë sepse ishte lodhur nga vizitat e shumta. Më 21 maj, ndërsa ishte ulur në dhomën e vizitave të pulmonologut me bashkëshortin e saj Ridge, Multop volli dhe më pas ra pa ndjenja. Mjekët e dërguan menjëherë në spital dhe pas një ekzaminimi të detajuar invaziv zbuluan se Multop realisht vuante nga shoku kardiogjen. Një sëmundje kardiovaskulare, ku ndër të shumtën e rasteve është e fshehtë dhe shumë njerëz nuk e kanë kuptuar se shkaku i vdekjes së tyre ka qenë kjo sëmundje. Shoku kardiogjen zakonisht shkaktohet nga goditje në zemër ose nga forma më e rëndë e sëmundjes së zemrës, e njohur edhe si kongjesiv i zemrës. Tronditja ndodh kur zemra nuk mund të pompojë gjak të mjaftueshëm për trupin.

Zemra e saj kishte kohë që ishte sëmurë dhe problemi nuk ishin mushkëritë e saj.
Mjekët e stabilizuan dhe ajo qëndroi në spital për dy javë. Atje ajo mësoi se kolla e saj e pamëshirshme, lodhja, gulçimi i fortë, dhimbja në gjoks dhe lëngu i tepërt ishin të gjitha shenja të një zemre të sëmurë.
"Sëmundja e mushkërive dhe sëmundja e zemrës janë ngatërruar shpesh. Këto organe ndërveprojnë gjatë gjithë kohës,” tha Mitchell Psotka, një kardiolog, pjesë e grupit të mjekëve që trajtoi Multopin.
Psotka tha se nuk është e pazakontë të shohësh një pacient të diagnostikuar me pnneumoni, i cili në të vërtetë po vuan nga një problem kardiak.
"Kur sëmundja e zemrës është në fazat e tij të hershme, zakonisht humbet dhe kjo është një arsye se ajo zhvillohet në mënyrë të fshehtë gjithë kohës,”shtoi ai.
Gabime të tilla janë të zakonshme dhe mund të jenë fatale. Sipas studimeve gabimet diagnostikuese, ka të ngjarë të prekin të gjithë, të paktën një herë në jetën e tyre.
Në rastin e Multop, një diagnozë e saktë ishte vetëm fillimi. Për shkak se zemra e saj u vërtetua shumë e dëmtuar për të funksionuar, ajo kaloi gati shtatë javë në spital dhe më pas kreu një transplant zemre.
Tani për tani, ajo është duke punuar nga shtëpia sepse sistemi i saj imunitar është ende i dobët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë