Moti

As shi dhe as erë, e enjtja dhe e premtja me temperatura të larta

As shi dhe as erë. Temperaturat e larta pritet të shoqërojnë vendin sot dhe nesër sipas të dhënave të fundit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

IGJEUM njofton se të enjten mbasdite dhe nesër (e premte) pritet të ketë probabilitet për rrezik zjarresh veçanërisht në disa zona të lokalizuara; Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Ditën e premte pritet të ketë vetëm një rënie të lehtë temperature (37 grade Celsius) një gradë më pak nga dita e sotme

Keto dy dite sipas IGJEUM nuk priten reshje në të gjitha qarqet, si dhe era pritet të fryjë e lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë