Media Galeri

Artisti japonez krijon pjesë të trupit me silikon që të përdoren si aksesorë

Një DJ japonez ka gjetur mënyrën për të tërhequr vëmendjen duke krijuar aksesorë që janë të ngjashëm me pjesë nga fytyra e njerëzve dhe që duken shumë reale.

Pasi vepra e tij e parë artistike në vitin 2017 u vendos në kopertinën e albumit të tij debutues, Masataka Shishido është porositur të bëjë dhjetëra krijime të tjera të tilla.

“Në fillim pothuajse të gjithë mendonin se është diçka e tepruar por sapo u mësuan duke e parë, filluan të thonin se është diçka interesante”.

Shishido thotë se ai merr porosi nga njerëz që duan të bëjnë një pjesë trupi të tyre me silikon që ta mbajnë si aksesor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë