Arredim

Artistë dhe arkitektë që i bëjnë ëndrrat realitet

Buckminster Fuller dikur tha: "Ju kurrë nuk i ndryshoni gjërat duke luftuar realitetin ekzistues. Për të ndryshuar diçka, ndërtoni një model të ri që e bën modelin ekzistues të vjetruar". Dhe, këta artistë që po ju prezantojmë më poshtë janë shembulli më i mirë i atyre që ëndërrojnë modele të reja për një botë të re. E ardhmja do të jetë më e bukur në momentin që këto krijime do të vihen në jetë. Këtu janë 7 artistë dhe arkitektë që bëjnë ëndrrat realitet.

Alexis Christodoulou

Christodoulou është një artist në Afrikën e Jugut i cili ka fituar famë për pamjet e tij të pastra që paraqesin një estetikë moderne.

Reisinger Studio

Argjentinasi Andrés Reisinger krijon dizajne dhe animacione. Këto krijime janë të ngrohta dhe ju bëjnë të ndiheni në një dimension tjetër.

Chanyshev

Madi Chanyshev krijon një gamë të gjerë të modeleve. Disa, tregojnë një të ardhme emocionale të soditjes në vende të braktisura .

Morten Lasskogen

Dizajne që përdorin dritën për të treguar histori nga qoshet e pavetëdijes. Thjeshtësia e veprave nuk përjashton mesazhet që ato ofrojnë.

Six N five

Puna e Six N Five është sa moderne aq dhe e mahnitshme për tu parë. Ngjyra dhe dizajne që përcjellim frymëzim.  

Roman Vlasov

Planet e Vlasov janë njëkohësisht luksoze dhe utopike.

Mohammad Hassan Forouzanfar

"Retrofuturizmi" i Forouzanfarit shtrihet në format gjeometrike moderne në rrënojat e qyteteve të lashta persiane. Zgjedhjet minimale dhe idilike të ngjyrave sjellin kontrastin në një mënyrë elegante, duke treguar mënyrën se si e ardhmja dhe e kaluara e largët mund të qëndrojnë krah për krah në të tashmen.

Burimi:Nuvo\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë