50 vjet më parë më 1968, Kampionati Kombëtar i Shteteve të Bashkuara në tenis u shndërrua në US Open. Fituesi i parë i turneut është Arthur Ashe, që njëkohësisht është edhe tenisti i parë me ngjyrë që u përzgjodh në ekipin e amerikan në Davis Cup. Ashe është i vetmi tenist me ngjyrë që ka fituar titullin në Wimbledon, US Open dhe Australian Open përpara daljes në pension në vitin 1978.
Pasi fitoi kampionatin kombëtar të SHBA-ve në Klubin Criketit të Bostonit, vetëm dy javë më vonë fitoi US OPEN. Kështu ai u bë i pari dhe i vetëm tenist që ka fituar titullin për amatorë dhe profesionist në të njëjtin vit.
Arthur Robert Ashe, Jr. ka lindur në vitin 1943 dhe në vitin 1965, ai fitoi kampionatin individual të tenisit NCAA dhe ndihmoi ekipin e shkollës së tij, të fitojë kampionatin. Pas diplomimit në vitin 1966, Ashe shërbeu në Ushtrinë e SHBA dhe në vitin 1968, ndërsa ishte akoma një lojtar amator, ai fitoi në US OPEN.
Paratë e fituara nga çmimet e titujve të fituara e bënë atë milionerin e parë afrikano-amerikan në sportin e tenisit. Megjithatë, në vitin 1980, problemet shëndetësore detyruan Ashe të tërhiqej nga tenisi. Në vitin 1988, Arthur Ashe mësoi se kishte AIDS. Mendohej se ai ishte kontaminuar me virusin HIV nga një transfuzion gjaku kur ai kishte kryer një operacion në zemër në vitin 1983.
Ashe e mbajti private gjendjen e tij mjekësore deri në prill 1992, kur një gazetë e telefonoi për t’i kërkuar leje që të publikonte një artikull për sëmundjen e tij. Ashe vendosi të ndalojë publikimin e artikullit, por mbajti një konferencë për shtyp për të njoftuar të gjithë fansat dhe ndjekësit se ishte i infektuar me virusin HIV AIDS.
Ai kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij duke punuar për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen. Në vitin 1993, tenisti rekordmen do të ndahej nga kjo jetë. Në nder të tij Shoqata Amerikane e Tenisit në vitin 1997, njoftoi emërimin e stadiumin të ri në Qendrën Kombëtare të Tenisit USTA në Flushing Meadows, Nju Jork, me emrin “Arthur Ashe Stadium”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.