Mode

Arsyet pse markat e njohura kushtojnë

E keni pyetur veten pse një bluzë Armani kushton aq shumë?
Është e zakonshme që markat luksoze të kenë çmime astronomike për produktet dhe veshjet e tyre. Ju mund të gjeni një pjesë të produkteve të markave të njohura në dyqane të zakonshëm, një imitim gati perfekt për syrin tonë dhe ndryshimi i vetëm është çmimi.  Mund të duket e papërballueshme për dizajnerët e njohur të prodhojnë në sasi pasi në të vërtetë, ka arsye pse çmimet janë në stratosferë.

Fjala “luks” vjen me një vlerësim çmimesh
Një nga karakteristikat dalluese të modës luksoze është në të vërtetë çmimi. Sa më i lartë të jetë çmimi, aq më luksoze është veshja. Disa marka luksoze kanë filluar të ofrojnë mundësi më të përballueshme, por reputacioni i luksit është ende i varur nga kostoja që ju paguani në banak.

Konsumatorët duan të ndjehen të veçantë ose të rëndësishëm
Për shumë konsumatorë besnikë të markave luksoze të modës, aq më i lartë është çmimi që ata paguajnë, aq më shumë futen në atë perceptimin e luksit. Shumë konsumatorë mendojnë se sa më i lartë të jetë çmimi për produktet që blejnë, aq më shumë do bien në sy në shoqëri ose e konceptojnë çmimin si një klasë elitare pasurie dhe suksesi.

Është e lehtë të lidhësh konceptin e vlerës me çmimin
Të njëjtat gjilpëra dhe fije mund të përdoren për të bërë një bluzë Armani dhe një bluzë që nuk ka as emër marke por, markat luksoze mund të krijojnë një komponent të vlerës së shtuar duke rritur çmimin. Shpesh, funksionaliteti është më pak i rëndësishëm sesa vlera e perceptuar në botën e modës luksoze.
Cilësia e materialit të përdorur është zakonisht e mirë dhe e besueshme
Shumë konsumatorë janë të gatshëm të paguajnë premium shtesë për artikujt luksoz të modës, sepse ata zakonisht përdorin materiale shumë të shtrenjta, superiore. Në këtë rast, dobia dhe jetëgjatësia e një produkti vlen të rritet çmimi për konsumatorët luksozë të modës.

Markat luksoze mund të krijojnë një mungesë të perceptuar të produkteve
Furnizimi dhe kërkesa është një tjetër aspekt që, nëse luhet mirë, patjetër që mund të funksionojë në favor të stilistëve luksozë të modës. Koncepti i pjesëve me porosi “një-nga-një” mund ta shtyjë një konsumator të paguajë çmime të larta, në këmbim të ekskluzivitetit dhe lavdërimeve sociale që një blerje si kjo mund të lejojë.
Konsumatorët po paguajnë për gjeniun dhe krijimtarinë e stilistit
Me shumë marka luksoze të modës, procesi i hartimit dhe krijimit të një pjese të veshjeve luksoze është shumë më personal dhe intensiv sesa me markat jo të njohura. Ndërsa një markë dosido mund të prodhojë në masë disa artikuj që do të blihen nga një grup i madh konsumatorësh anonimë, shumë stilistë të markave të njohura krijojnë pjesë me qëllimin e një klienti në mendje. Këtu qëndron një nga pikat më të rëndësishme të shitjes së markave luksoze të modës dhe stilistëve. Kush ka mundësi, patjetër që do të paguante shumë për një fustan që është e sigurt se nuk e ka asnjë tjetër.

Burimi:Herbeauty\Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë