Ka ndodhur

Arrestohet rumuni në Morinë, kishte 70 kg kanabis në makinë

Një 48-vjeçar me iniciale F.B. nga Rumania është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi është kapur me 70 kg kanabis në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur në shasi lëndën narkotike të fshehur për t’i shpëtuar policisë. Ndërkohë që janë sekuestruar edhe automjeti bashkë me dy aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nga Kukësi me destinacion një nga vendet e BE-së, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe me autoritetet doganore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Indicia””, shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë