Ka ndodhur

Arrestohet për drogë kryeplaku i një fshati në Shkodër, në pranga edhe një 31-vjeçar

Gazeta Si - Një 70-vjeçar, kryeplak i fshatit Pepsumaj në Vaun e Dejës, Shkodër, është arrestuar bashkë me një person tjetër për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia thotë se të arrestuarit janë: Ndue Fiku, 70 vjeç, me detyrë Kryeplak i zonës Pepsumaj dhe Mark Fiku 31 vjeç.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se aktiviteti kriminal I kryeplakut është faktuar me prova. Ata akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë