Ka ndodhur

Arrestohet parukierja në Tiranë, fshihte drogë në sallonin e bukurisë

Një 50-vjeçare, e identifikuar si Zamira Senkaj është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me lëndë narkotike në sallonin e bukurisë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj, i identifikuar si A.B. Ai e fshihte sasinë e kanabisit të ndarë në doza, në parukerinë e 50-vjecares, në rrugën "Dhimitër Shuteriqi".
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë