Ka ndodhur

Arrestohet një 39-vjeçar në Elbasan, qëlloi me armë drejt një automjeti

Gazeta Si - Një 39-vjeçar nga Elbasani u vu në pranga sot në këtë qytet, pasi qershorin e vitit të kaluar kishte qëlluar me armë drejt një automjeti.

Policia bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit, ndaj të cilit rëndojnë veprat penale ”Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i Policisë
Shërbimet hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E.M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se 39-vjeçari, më datë 17.06.2022, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në lëvizje, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të shtetasit E. M.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë