Gazeta Si – Një 42-vjeçar polak është arrestuar në Qerret të Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me burg nga autoritetet polake.
Polica bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Sebastian Bijak, i dënuar më 13 vite burg për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe për kryerjen e 3 veprave penale.
“Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, vepra këto të dënuara sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë”, njofton policia.
Sakaq, Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.