Ka ndodhur

Arrestohet në Itali për terrorizëm një 49-vjeçar shqiptar, bënte propagandë xhihadiste

Gazeta Si - Një shtetas shqiptar me banim në Galatina, në provincën e Leçes, është arrestuar në orët e para të mëngjesit, pasi akuzohet për për nxitje të aktivitetit kriminal me qëllime terroriste përmes mjeteve informatike të propagandës xhihadiste.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për  A.H., 49 vjeç, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Hetimet kanë nisur në vitin 2018 pas një raportimi nga sektori i inteligjencës, i cili kishte zbuluar rrugën e radikalizimit të ndërmarrë nga shqiptari.

Sipas dosjes hetimore, 49-vjeçari, kishte një përputhje të thellë me ideologjitë ekstremiste islamike, duke treguar një ndryshim rrënjësor në mënyrën e jetesës.

Veprimtaritë teknike do të kishin zbuluar, ndër të tjera, sesi shqiptari kishte  një neveri të thellë ndaj ligjeve italiane dhe stilit të jetesës perëndimore dhe se ai ishte përkushtuar në shpërndarjen e përmbajtjeve të shumta propagandistike xhihadiste në internet, duke përfshirë foto me të cilat e portretizonin atë me flamurin e ISIS-it.

Mes të tjerash, shqiptari dyshohet se ka mbajtur marrëdhënie me elementë të rëndësishëm të terrorizmit ndërkombëtar që ishin shfaqur tashmë në hetimet sektoriale të kryera jashtë vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë