Ngjarje

Arrestohet maniaku francez, përdorte foto të Lorik Canës për të joshur femrat

Emri i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka dalë së fundi ne lajmet e kronikës të medieve australiane. Dikush kishte zgjedhur të përdorte fotot e ish-futbollistit në profilin e tij për të joshur dhe më pas përdhurnuar femrat.

David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sidnei, është vënë në pranga policia, pas denoncimit të njërës prej grave të abuzuara nga maniaku që prezantohej si mjek. Ai akuzohet për përdhunimin e katër femrave që nga gushti i vitit 2017. Gabrieli i kontaktonte femrat me anë të rrjeteve sociale, ku si imazh kishte foton e Lorik Canës.

Manikau francez, David Gabrieli. Gazeta Si, 12 shtator 2020

Gjykata në Australi pritet të japë një dënim të rëndë, pasi mbi 39-vjeçarin rëndojnë 22 akuza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë