Kosova

Arrestohet Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është ndaluar nga forcat e Eulex pas nëntë orësh bastisjeje në banesën e tij.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së është ndalyar me urdhër të Gjykatës Speciale dhe avokati i tij, Valon Hasani tha se Krasniqi pritet që të dërgohet në Hagë.

Avokati konfirmoi se aktakuza ndaj Krasniqit është pranuar nga Gjykata, ndërkohë që për Hashim Thaçin janë kërkuar prova shtesë.

Bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit ka filluar qysh në 05:30, e po ashtu kontrolle ka pasur edhe në shtëpinë tjetër të tij në Negroc të Drenasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë